Zelensky mbërrin në Sofje për një vizitë njëditore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Sofje për diskutime që përfshijnë përpjekjet e Kievit për t'u bërë anëtar i NATO-s

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po viziton Bullgarinë, një shtet prodhues i rëndësishëm i armëve dhe vend aleat i Ukrainës, për diskutime që përfshijnë përpjekjet e Kievit për t’u bërë anëtar i NATO-s.

Zelensky përmes Telegramit tha se synon të angazhohet në diskutime gjithëpërfshirëse me kryeministrin bullgar, Nikolai Denkov dhe të zhvillojë takime me presidentin Rumen Radev, si dhe me zyrtarë të ndryshëm qeveritarë dhe deputetë.

Temat që do të trajtohen përfshijnë ndihmën e mbrojtjes, integrimin e Ukrainës në komunitetin euro-atlantik, samitin e ardhshëm të NATO-s, garancitë e sigurisë dhe ekzekutimin e Formulës së Paqes.

Ukraina po kërkon që NATO-ja gjatë samitit më 11 dhe 12 korrik në Vilnus, të deklarojë që Kievi mund t’i bashkohet aleancës pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe t’i japë një udhërrëfyes për anëtarësim, shkruan REL.

Por, disa anëtarë të NATO-s, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë më të kujdesshme dhe kanë paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje që ato druajnë se mund ta çojnë aleancën më afër ndaj një lufte aktive me Rusinë.

Moska që një kohë të gjatë thotë se zgjerimi i NATO-s është dëshmi për armiqësitë e Perëndimit.

Që kur nisi kundërofensiva në fillim të qershorit të këtij viti, Ukraina ka thënë se ka arritur të rimarrë kontrollin e disa fshatrave në juglindje.

Por, Kievi ka sugjeruar se ende nuk ka dislokuar pjesën më të madhe të forcave që janë trajnuar nga Perëndimi dhe pajisjet e rënda.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika