Zelensky ndihet i lumtur për rezultatin e eksportit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina gjatë muajit të fundit ka eksportuar një milionë tonë produkte bujqësore

Volodmyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se Ukraina ka eksportuar mbi një milionë tonë produkte bujqësore përmes detit gjatë muajit të fundit.

“Nisma e eksportit të grurit ka funksionuar për gati një muaj dhe gjatë kësaj kohe, milionat e parë të produkteve ushqimore që nga 24 shkurti u eksportuan nga tri portet tona detare në Chornomorsk, Odesa dhe Yuzhne”, ka thënë Zelensky.

Sipas Zelenskyt, Ukraina ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë ndër garantuesit e sigurisë globale të ushqimit.

Ai ka shtuar se ky eksport, jo vetëm që është i rëndësishëm për sigurinë e ushqimit, por gjithashtu siguron edhe vende të reja pune për qytetarët.

“Drithërat ukrainase dhe vetë fakti që furnizimet tona në tregun botëror të ushqimit kanë funksionuar, bëjnë të mundur parandalimin e kaosit në treg, uljen e ashpërsisë së krizës ushqimore dhe parandalimin e mungesave katastrofike”, ka shtuar Zelensky.

Zelensky shprehet mirënjohës, sepse ky rezultat i eksportit ka qenë shumë i rëndësishëm si për Ukrainën, ashtu edhe për gjithë botën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika