Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson te Evropa

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Zelensky deklaroi se kishte qenë i gatshëm për një takim ballë për ballë me Putinin në Ankara apo Stamboll, me ndërmjetësimin e presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, për të diskutuar zgjidhjen përfundimtare të luftës.

Por, sipas tij, Putini shmangu takimin dhe në vend të tij dërgoi një delegacion rus me nivel të ulët, i paaftë për të marrë vendime.

“Ne do të bashkërendohemi për të luftuar të gjitha kërcënimet që vijmë nga jashtë. Do të jemi më të fortë nëse rrimë së bashku. Sugjeroj që të bashkërendoj punën tonë edhe për çështje

Faleminderit Shqipërisë që na keni pritur shumë. Jeni një vend që beson te Evropa. E vlerësoj faktin që ne e kuptojmë njësoj situatën që lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe në mënyrë të drejtë. Ju e dini që këtë javë ne patëm mundësinë, nëse do të ishte e mundur, të ndërmerrnim hapa për ta mbyllur luftën, nëse Putini nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha në Ankara dhe u prita nga Erdogan. Unë isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin si në Ankara apo në Stamboll. Jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë se delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe askush nga ata që erdhën nuk mund të merrnin vendime në Rusi”, ka thënë Zelensky.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika