Zelensky nënshkruan marrëveshje të sigurisë me Belgjikën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një marrëveshje të sigurisë me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. Marrëveshja në vlerë të 977 milionë dollarëve tregon për përkushtimin e Belgjikës për t’i ofruar mbështetjes Ukrainës në periudhën 10-vjeçare. Kjo marrëveshje, sipas presidentit ukrainas, tregon “për herë të parë” që Ukraina do […]
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një marrëveshje të sigurisë me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel.
Marrëveshja në vlerë të 977 milionë dollarëve tregon për përkushtimin e Belgjikës për t’i ofruar mbështetjes Ukrainës në periudhën 10-vjeçare.
Kjo marrëveshje, sipas presidentit ukrainas, tregon “për herë të parë” që Ukraina do të pranojë 30 aeroplanë ushtarakë F-16, dhe i pari do të dërgohet më vonë gjatë këtij viti.
Kjo marrëveshje e sigurisë është rezultat i një vendimi të marrë prej krerëve të shteteve anëtare të NATO-s, përgjatë një samiti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, në korrik të vitit të kaluar.
Teksa vendet anëtare janë pajtuar që të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Ukrainën, për t’ia garantuar sigurinë këtij vendi në periudhë afatgjatë.
Siç garantojnë marrëveshjet, Ukraina do të pranojë armë dhe ndihmë financiare, për t’i mbushur zbrazëtirat që ka, derisa vendi të jetësojë synimin për anëtarësim në NATO.
E kjo marrëveshje vjen teksa Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë në tokën ukrainase.
Ushtria ukrainase e ka vuajtur mungesën e armëve dhe të municionit në muajt e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar ndihmën ushtarake në vlerë të 61 miliardë dollarëve për këtë vend.















