Zelensky paralajmëron për rrezikun e vendosjes së trupave të Koresë së Veriut nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet e kryera gjatë natës në rajonin e Zaporizhzhias janë kryer me raketa balistike të prodhuara në Korenë e Veriut.

Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky e cilësoi sulmin si një “sulm brutal”, i cili, sipas tij, ishte planifikuar për të shkaktuar dëme maksimale në infrastrukturën civile.

Nga sulmet në rajon raportohet se gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 19 të tjerë janë plagosur.

Zelensky tha gjithashtu se në Kiev një sulm ka dëmtuar një spital të sëmundjeve infektive. Ndërkohë, sipas tij, sulmet ndaj nënstacioneve elektrike në Kherson dhe Kharkiv kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Presidenti ukrainas paralajmëroi se veprimet e fundit të Rusisë tregojnë për përshkallëzim të mëtejshëm të luftës.

“Çdo hap që ndërmerr Rusia – rritja e prodhimit të raketave balistike, sjellja e pajisjeve nga Koreja e Veriut dhe përgatitjet për mobilizim – tregon se Moska po përgatitet jo për paqe, por për përshkallëzim”, deklaroi Zelensky.

Ai u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të përgjigjen me sanksione të reja ndaj Rusisë dhe me forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika