Zelensky parashikon një “shtator të fuqishëm” për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.

Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi disa orë pasi në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet paralajmëruese për sulme ajrore ruse dhe më pas autoritetet njoftuan se kanë shkatërruar disa raketa lundruese të Moskës.

Përmes një postimi në Telegram, Zelensky tha se pret që në javët në vijim të arrijnë “paketat e reja të mbrojtjes për ushtarët ukrainas”.

“Artileri, autoblinda, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa dhe pajisje të nevojshme”, shkroi ai.

“Partnerët tanë janë informuar për nevojat tona. Ne po presim që ata të marrin vendime”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, një botë e bashkuar “është më e fortë se çdo agresor. Në shtator, ne do të jemi më të bashkuar”.

Njoftimi i Zelenskyt erdhi disa orë pasi ushtria ukrainase tha se ka shkatërruar katër raketa lundruese ruse. Autoritetet në Kiev thanë se kanë shkatërruar të gjitha raketat e nisura drejt kryeqytetit ukrainas.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se po vazhdon kundërofensivën në Melitopol në rajonin e Zaporizhjës. Ky qytet i rëndësishëm, u mor nga Rusia pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar./REL

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika