Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë presion ndërkombëtar ndaj Rusisë, pas sulmeve të fundit në qytetin Odesa.

Në një postim në Telegram, Zelensky ka thënë se “për 50 ditë me radhë, Rusia ka injoruar propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”.

Ai ka shtuar se edhe propozimet e Ukrainës për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe për të arritur armëpushim në tokë, det dhe ajër janë shpërfillur nga Moska.

“Rusia i është përgjigjur gjithë kësaj me sulme të reja”, ka deklaruar Zelensky.

Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper, njoftoi se mëngjesin e së enjtes, nga një sulm rus me dron në qytet u vranë dy persona dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.