Zelensky pas takimit me Trumpin: Ekipet do të vazhdojnë koordinimin për hapat e ardhshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar si “të mirë” takimin që zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Pas takimit, Zelensky e falënderoi Trumpin për bashkëpunimin në përpjekjet për mbrojtjen e jetëve të ukrainasve dhe për avancimin e përpjekjeve drejt paqes, njofton Dukagjini.

“Një takim i mirë me Presidentin Trump në Zyrën Ovale. Faleminderit për gjithçka që bëjmë së bashku për të mbrojtur jetën e ukrainasve dhe për të çuar përpara paqen. Para së gjithash, i shpreha Presidentit Trump ngushëllimet tona për ndarjen nga jeta të Lindsey Graham. Ai ishte një mik i vërtetë i Ukrainës”, ka shkruar Zelensky në X.

Sipas presidentit ukrainas, bisedimet u fokusuan në disa çështje kyçe të mbrojtjes, përfshirë licencat për prodhimin e raketave përgjuese për sistemet amerikane Patriot, iniciativat e reja në fushën e mbrojtjes dhe mënyrat për rifillimin e procesit diplomatik.

Ai bëri të ditur se ekipet e të dy vendeve do të vazhdojnë koordinimin për hapat e ardhshëm në fushën diplomatike dhe të sigurisë.

“Unë dhe Presidenti diskutuam licencat për prodhimin e interceptorëve Patriot dhe disa ide të tjera që mund të ndihmonin. Folëm gjithashtu për diplomacinë – është e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet. Ekipet tona do të rregullojnë detajet e komunikimit të tyre të mëtejshëm. Jam mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të fortë”, ka shkruar Zelensky.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika