Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se qëndrimi i vendit të tij ndaj Kosovës, përkatësisht për mosnjohjen e pavarësisë së saj, vazhdon të mbetet i pandryshuar.
I pyetur nëse Serbia mund të vazhdojë të llogarisë në qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, Zelensky tha se Ukraina respekton integritetin territorial të partnerëve të saj dhe të drejtën ndërkombëtare.
“Prandaj, qëndrimi ynë lidhur me atë që përmendët – shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës – mbetet i pandryshuar”, deklaroi presidenti ukrainas.
Zelensky theksoi se Ukraina u është mirënjohëse vendeve partnere që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, përfshirë qëndrimin se Gadishulli i Krimesë është pjesë e Ukrainës.
“Ne u jemi gjithashtu mirënjohës partnerëve tanë që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, përfshirë, natyrisht, faktin se Krimea i përket Ukrainës”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas iu referua edhe qëndrimit të Serbisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës, duke thënë se as Beogradi nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij në këtë çështje.
“Edhe qëndrimi i Serbisë për këtë çështje mbetet i pandryshuar”, përfundoi Zelensky.
Reporter: Can Serbia still count on Ukraine’s position regarding the non-recognition of Kosovo’s declared independence?
Zelensky: We respect the territorial integrity of our partners. We respect international law.
Therefore, our position regarding what you mentioned—the… pic.twitter.com/ajeSRIYc2d
— Clash Report (@clashreport) August 8, 2026
