Zelensky shkarkon ambasadoren në SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të hënën ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna – vendim që ishte pritur pas riorganizimit të Qeverisë ukrainase muajin e kaluar.

Shkarkimi, që u bë i ditur përmes një dekreti, ndodhi megjithatë në një kohë kur Kievi po ushtron presion të madh ndaj Uashingtonit për të siguruar më shumë raketa të mbrojtjes ajrore patriot, me qëllim që të ndalë sulmet ruse.

Në një postim në Facebook, ku publikoi edhe një letër me kërkesën për t’u liruar nga detyrat e saj, Stefanishyna tha se vendimi ishte i saji dhe se ishte “i nxitur nga rrethanat personale”.

Ajo e cilësoi detyrën e saj në Uashington si “nderin më të madh” të jetës së saj.

“Ne rritëm furnizimin me armë amerikane dhe ruajtëm mbështetjen pikërisht në kohën kur klima politike në Uashington po ndryshonte kundër nesh”, shtoi ajo.

Stefanishyna, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Drejtësisë, u emërua ambasadore në Uashington në korrik të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika