Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi.

Kjo vjen pas spekulimeve për një përçarje midis presidentit dhe gjeneralit Zaluzhnyi, i cili ka udhëhequr përpjekjet e luftës të Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Shkarkimi do të zyrtarizohet me një dekret presidencial.

Ky veprim shënon ndryshimin më të madh në udhëheqjen ushtarake të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Zelensky tha se komanda e lartë duhej të “rinovohej” dhe se gjenerali Zaluzhnyi mund të “mbetej në ekip”.

“Duke filluar nga sot, një ekip i ri drejtues do të marrë drejtimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës,” tha ai të enjten.

Presidenti Zelensky tha se ai dhe gjenerali Zaluzhnyi kishin një “bisedë të sinqertë” për ndryshimet e nevojshme në ushtri dhe se ai falënderoi gjeneralin për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia./BBC