Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar të mërkurën zëvendëskreun e zyrës presidenciale, Iryna Mudra.
Shkarkimi është bërë përmes një dekreti të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Ukrainës, ndërsa në dokument nuk është dhënë ndonjë arsye për vendimin.
Në të njëjtën ditë, agjencitë ukrainase kundër korrupsionit njoftuan se kanë zbuluar një grup të dyshuar për pastrim parash, ku, sipas tyre, ishte i përfshirë edhe një zyrtar i lartë presidencial. Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se shkarkimi i Mudras ka lidhje me këtë rast.
Këto zhvillime vijnë një ditë pasi ish-ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, i shkarkuar nga Zelensky në korrik, bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale përmes një videoje të publikuar në YouTube.
