Zelensky shqyrton mundësinë e bisedimeve me Rusinë, por ka disa kushte për dialog

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lënë të kuptohet se ekziston mundësia e bisedimeve të paqes me Rusinë, por ka renditur tri kushte të rëndësishme për dialog që janë, kthimi i tokave të okupuara, kompensimi i dëmeve dhe ndjekja penale e krimeve të luftës

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës





Presidenti i Ukrainës ka lënë të kuptohet për mundësinë e bisedimeve të paqes me Rusinë, që një gjë të tillë më parë, Zelensky e kishte refuzuar.

Siç njofton AP, një ndryshim i tillë ka ardhur në prag të zgjedhjeve vendimtare në Shtetet e Bashkuara.

Zelensky, të hënën, vonë i kishte kërkuar komunitetit ndërkombëtar të “detyrojë Rusinë për bisedime të paqes”.

Njashtu, ai ka renditur kushtet e tij të zakonshme për dialog që janë; kthimi i të gjitha tokave të okupuara të Ukrainës, kompensimi për dëmin e shkaktuar nga lufta dhe ndjekja penale e krimeve të luftës.

Ndërkaq, këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka shkruar një postim në Twitter, të hënën, ku ka thënë se Ukraina nuk ka refuzuar kurrë të negociojë, por së pari sipas tij, Rusia duhet të tërheqë trupat nga vendi.

Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh në Bjellorusi dhe Turqi, në fillim të luftës, ndërsa bisedimet e mbajtura në Stamboll në mars, nuk kanë dhënë rezultate.

Zelensky ka theksuar, të hënën, se Kievi ka propozuar bisedime në mënyrë të përsëritur dhe ka shtuar se përgjigjet kanë qenë “të çmendura”.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika