Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sulmi ajror rus në qytetin Sumy, duke e quajtur atë një akt “barbar” që kishte në shënjestër civilë të pafajshëm.

Sipas Zelensky-t, sulmi ka lënë të paktën tre të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Ai ka theksuar se ky është edhe një dëshmi që Rusia nuk është e interesuar për paqe dhe se presioni ndërkombëtar është i domosdoshëm.

“Është e qartë se pa presion nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe çdo vend tjetër që ka ndikim, Putini nuk do të pranojë armëpushim”, ka shkruar ai në rrjetin X.

Nga ana tjetër, kreu i administratës së qytetit, Oleg Grygorov, ka bërë të ditur se ushtria ruse ka lëshuar pesë raketa në orët e hershme të mëngjesit. Si pasojë, dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur

Grygorov ka shtuar se sulmi ka shkaktuar dëme në një institucion mjekësor, si dhe në disa makina dhe shtëpi përreth./The Guardian