Zelensky takohet me ushtarët në rajonin e Zaporizhzhias

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua me ushtarë në vijën e frontit dhe ukrainas të zhvendosur brenda vendit, gjatë një udhëtimi në rajonin e Zaporizhzhia të dielën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me ushtarët në vijën e frontit dhe ukrainas të zhvendosur brenda vendit gjatë një udhëtimi në rajonin e Zaporizhzhia.

“Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë të ushtrisë ukrainase”, duke shfrytëzuar rastin për t’u njohur “me situatën operacionale në vijën e parë të mbrojtjes”, thuhet në një komunikatë nga presidenca ukrainase, shkruan CNN.

Sipas njoftimit, presidenti teksa ka biseduar me ushtarët, u ka dhuruar çmime shtetërore duke i falënderuar për shërbimin e tyre.

“Dua t’ju falënderoj për punën tuaj të madhe, për shërbimin tuaj, që na mbroni të gjithë ne, shtetin tonë. Ju jam mirënjohës të gjithëve. Dua t’ju uroj juve dhe familjeve tuaja shëndet të mirë. Kujdesuni për veten”, u ka thënë Zelensky ushtarëve të vijës së parë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Po ashtu, presidenti ukrainas bëri një udhëtim në një sanatorium ku ukrainasit e zhvendosur brenda vendit, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, kanë marrë strehim dhe kujdes mjekësor.

Ndryshe, më 29 maj, Zelensky kishte vizituar Kharkivin, ku ishte takuar me trupat që po mbrojnë këtë qytet në verilindje të Ukrainës.

Kjo ishte vizita e parë jashtë kryeqytetit ukrainas, Keiv, që Zelensky ka realizuar që kur forcat ruse kishin nisur pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022.

Zelensky u ka ndarë çmime shtetërore dhe dhurata të vlefshme ushtarakëve.

Ai, po ashtu, ka zhvilluar një takim me zyrtarët lokalë, përfshirë kryetarin e Kharkivit, Ihor Terekhov, administratorin rajonal, Oleh Synegubov dhe anëtarë dhe komandantë ushtarakë.

Zelensky viziton ushtarët në vijat e frontit në Kharkiv

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika