Zelensky thotë se bisedimet Ukrainë-Rusi s’ishin të lehta, por konstruktive pas marrëveshjes për të burgosurit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, të zhvilluara në Abu Dhabi, nuk kanë qenë të lehta, por i ka cilësuar ato si konstruktive, pas arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.

Duke folur në Kiev përkrah kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, Zelenskyy theksoi se Ukraina do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të kërkojë një marrëveshje të drejtë që do t’i japë fund agresionit rus.

Ai theksoi se çdo garanci sigurie e dhënë për Ukrainën do të forcojë sigurinë e gjithë Evropës dhe nënvizoi se nuk duhet të ketë asnjë shpërblim për agresionin rus.

Sipas Zelenskyyt, Ukraina është e gatshme të shkëmbejë dronë me raketa për mbrojtje ajrore dhe avionë luftarakë polakë MiG-29. Po ashtu, dy vendet kanë diskutuar edhe për zhvillimin e ndërlidhjes së rrjetit energjetik mes Ukrainës dhe Polonisë, raporton Reuters.

Nga ana e tij, kryeministri polak Donald Tusk tha se kishte zgjedhur të ishte në Kiev sepse, sipas tij, ky qytet është vendi ku bëhet më së qarti dallimi mes së mirës dhe së keqes.

“Çdo njeri i ndershëm në botë nuk mund të ketë asnjë dyshim se kë duhet të mbështesë. Duke mbështetur Ukrainën në rezistencën e saj heroike kundër agresionit të pakuptimtë rus, ne mbështesim gjithçka që është e drejtë dhe e vërtetë,” u shpreh Tusk.

Ai bëri të ditur se Polonia po përgatit një paketë të re ndihme prej 47 milionë eurosh, kryesisht në pajisje të blinduara, për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, duke përsëritur edhe mbështetjen e Varshavës për rrugën evropiane të Ukrainës.

Tusk theksoi se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet fuqishëm në procesin e negociatave, në mënyrë që çdo marrëveshje paqeje të jetë e pranueshme për Kievin, duke paralajmëruar se Polonia do të bllokojë çdo përpjekje për ta detyruar Ukrainën të pranojë një marrëveshje të keqe.

“Asgjë për Ukrainën, pa Ukrainën,” tha ai, raporton The Guardian.

Po ashtu, Tusk njoftoi se Polonia do të organizojë konferencën e ardhshme për rindërtimin e Ukrainës, e cila do të mbahet në qytetin Gdansk në muajin qershor të këtij viti.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika