Zelensky thotë se do të mbrojë qytetarët në rajonet e pushtuara nga Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të mbrojë qytetarët që janë duke qëndruar në rajonet e pushtuara nga Rusia,. Në anën tjetër, Zelensky ka shtuar se "nuk do të jetë në gjendje të negociojë me Rusinë pas të ashtuquajturave referendume"

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymuyr Zelensky, ka thënë se Ukraina do të mbrojë qytetarët në rajonet e pushtuara nga Rusia ndërsa Moska i afrohet aneksimit të tyre.

“Ne do të veprojmë për të mbrojtur popullin tonë si në rajonin Kherson, në rajonin Zaporizhzhia, në Donbas, në zonat e pushtuara aktualisht të rajonit të Kharkiv dhe në Krime”, ka thënë Zelensky në një video të postuar në Telegram.

Presidenti ukrainas ka shtuar se kjo farsë në territorin e pushtuar nuk mund të quhet as imitim i referendumeve.

Pas kërcënimit të Moskës për përdorimin e më shumë armëve vdekjeprurëse nëse zonat shënjestrohen në të ardhmen, ka shqetësime se aneksimi i katër territoreve mund të çojë në një përkeqësim të situatës, raporton BBC.

Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka shtuar se “nuk do të jetë në gjendje të negociojë me Rusinë pas të ashtuquajturave referendume” dhe se “nuk ka asgjë për të folur” me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Para syve të gjithë botës, Rusia po kryen një farsë të hapur të quajtur “referendum” në territorin e okupuar të Ukrainës”, tha ai.

Presidenti ukrainas ka shtuar se shifrat e rezultateve të pretenduara të pseudoreferendumit janë nxjerrë paraprakisht.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika