Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia është duke planifikuar një fushatë të zgjatur sulmesh me drone Shahed të prodhuar nga Irani.

“Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të zgjatur me Shaheds. Basti i tij mund të jetë në rraskapitje”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën e 2 janarit.

Zelensky ka shtuar se detyra kryesore e Ukrainës është të sigurojë dështimin e planeve ruse për dron, duke theksuar se më shumë se 80 dronë janë rrëzuar mbi Ukrainën që nga fillimi i vitit 2023.

“Ky numër mund të rritet në të ardhmen e afërt. Sepse këto javë netët mund të jenë mjaft të shqetësuara”, ka theksuar lideri ukrainas. Tutje ai ka potencuar se “tani është koha kur të gjithë të përfshirë në mbrojtjen e qiellit duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm”, raporton CNN.