Zelensky thotë se situata afër Pokrovskit është “shumë e vështirë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se situata në qytetin strategjik të Pokrovskit në rajonin e Donjeckut është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa forcat ruse kanë avancuar dhe janë përqendruar në përpjekjet për të marrë kontrollin e zonës, duke shkaktuar luftime të ashpra dhe duke detyruar shumë banorë të evakuohen nga qyteti

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, tha se situata përreth qytetit lindor të Pokrovskit tani është “shumë e vështirë”.

Ky qytet strategjik gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Rusia së fundi ka bërë përparim drejt Pokrovskit dhe vazhdimisht njofton se merr nën kontroll fshatrat në afërsi të këtij qyteti.

“Pokrovski dhe zonat e tjera në rajonin e Donjeckut janë shumë të vëshira: përpjekjet kyçe ruse dhe numri më i madh i forcave janë përqendruar atje”, tha Zelensky më 28 gusht, duke iu referuar informacioneve që i ka paraqitur shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës po ashtu tha se “situata më e rënduar është në sektorin e Pokrovskit”.

Në njoftimin e lëshuar mbrëmjen e 28 gushtit u tha se “luftime të ashpra” po zhvillohen në një sërë fshatrash afër qytetit të Pokrovskit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për shkak të avancimit të forcave ruse, shumë banorë të Pokrovskit, janë evakuuar nga ky qytet strategjik.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika