Zelensky: Ukraina do të triumfojë

Ukraina do të "triumfojë" mbi forcat ruse, kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit të vendit të tij nga Moska që çoi në luftë

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të enjten më 23 shkurt, ka shprehur besimin në fitoren e vendit të tij ndaj forcave pushtuese ruse, një ditë para përvjetorit të parë të fillimit të okupimit.

Në prag të përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, liderët perëndimorë rritën mbështetjen e tyre për Kievin, me ministrat e G7-s që diskutuan për sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që ka përgatitur një rezolutë që bën thirrje për paqe.

“Ne nuk jemi thyer, ne kemi tejkaluar shumë sfida dhe do të triumfojmë. Do të mbajmë përgjegjës të gjithë ata që e sollën këtë ligësi, këtë luftë në tokën tonë”, ka thënë Zelensky.

Zelenky ka shtuar se kishte zgjedhur “rrugën e vrasësit, rrugën e terroristit, rrugën e torturuesit, rrugën e plaçkitësit” në nisjen e kësaj lufte.

Po ashtu, ai ka thënë se këto “zgjedhje shtetërore” nënkuptonin një “përgjegjësi shtetërore për terrorin e kryer”, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Edhe banorët e kryeqytetit ukrainas, Kiev, u shprehën të vendosur në fitoren e shtetit të tyre.

“Ky ka qenë viti më i rëndë i jetës sime dhe i të gjithë ukrainasve”, ka thënë Diana Shestakova, 23-vjeçare, i dashuri i së cilës që një vit është duke luftuar, raporton REL.

“Jam e sigurt se ne do të jemi fitues, por ne nuk e dimë se sa kohë do të duhet të presim dhe sa shumë persona do të vriten deri kur të vijë kjo kohë”, ka shtuar ajo.

Në qytetin perëndimor ukrainas, Lviv, një artist zviceran ka shfaqur fotografitë e të gjitha viktimave në muret e ndërtesave, për t’i nderuar ata.

Në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ushtria ukrainase tha se pret që atë ditë Rusia të kryejë sulme ajrore.

Si pasojë e konfliktit njëvjeçar, pjesë të mëdha të Ukrainës janë shkatërruar, dhe sipas burimeve perëndimore, deri më tani 150 mijë persona kanë vdekur nga të dyja palët.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika