Zelensky vendos sanksione ndaj prodhuesve të huaj që furnizojnë dronët rusë

Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy speaks as he answers a question during a meeting with the media, amid Russia's attack on Ukraine, in Kyiv, Ukraine November 7, 2025. REUTERS/Valentyn Ogirenko

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të dielën se ka vendosur sanksione të reja ndaj disa prodhuesve të huaj të komponentëve që përdoren në dronët dhe raketat ruse të cilat sulmojnë Ukrainën.

“Prodhimi i këtij armatimi do të ishte i pamundur pa komponentë kritikë të huaj, të cilët Rusia vazhdon t’i sigurojë duke anashkaluar sanksionet ekzistuese,” shkroi Zelensky në platformën X.

Ai bëri të ditur se masat e reja ndëshkuese prekin kompanitë furnizuese të komponentëve, si dhe prodhuesit e raketave dhe dronëve, duke shtuar se ka nënshkruar tashmë vendimet përkatëse, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sipas dy dekreteve të publikuara nga presidenca ukrainase, në listën e subjekteve të sanksionuara përfshihen disa kompani kineze, si dhe kompani nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Panama.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në vitin e katërt, Rusia ka rritur ndjeshëm intensitetin dhe numrin e sulmeve me raketa dhe dronë në muajt e fundit, duke u përqendruar kryesisht në infrastrukturën energjetike dhe logjistike të Ukrainës.

Zelensky tha se vetëm gjatë javës së kaluar, Rusia ka lëshuar më shumë se 2,000 dronë sulmues, 1,200 bomba ajrore të drejtuara dhe 116 raketa të llojeve të ndryshme ndaj qyteteve dhe fshatrave ukrainase.

Sulmet ndaj termocentraleve dhe nënstacioneve elektrike kanë lënë rajone të tëra pa energji elektrike dhe ngrohje, ndërsa në kryeqytetin Kiev, ndërprerjet e rrymës kanë zgjatur deri në 20 orë.

Presidenti ukrainas njoftoi gjithashtu se ka vendosur sanksione ndaj sektorit financiar rus, si dhe ndaj institucioneve që mbështesin tregun rus të kriptovalutave dhe aktivitetet e minierave digjitale, të cilat, sipas tij, ndihmojnë në financimin e luftës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika