Zelensky viziton qytetin e rrënuar të Bakhmut-it

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar vijën e parë të frontit në qytetin Bakhmut, qytet ky që është bërë pika përfundimtare e luftës me Rusinë duke tentuar ta pushtojë tash për disa muaj rresht

President Zelensky during visit to Bakhmut, FOTO: UKRAINE'S PRESIDENTIAL OFFICE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të mërkurën ka vizituar vijën e frontit pranë Bakhmut ku vazhdojnë luftimet e ashpra.

Ky qytet është bërë një pikë qendrore e luftës, me Rusinë që përpiqet ta pushtojë atë për muaj të tërë, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ukrainase së fundmi nisën një kundërsulm në perëndim të qytetit.

Vizita e Zelensky-t vjen pasi forcat ruse sulmuan qytetet ukrainase gjatë natës, duke vrarë të paktën katër persona në një sulm me dron pranë kryeqytetit.

“Presidenti ukrainas falënderoi trupat përreth Bakhmut për mbrojtjen e qytetit dhe vendit” thuhet në njoftim.

“Jam i nderuar që jam sot këtu”, u ka thënë presidenti ukrainas ushtarakëve të tij, teksa ka shtuar “në lindje të vendit tonë, në Donbas, dhe t’i shpërblej heronjtë tanë, t’ju falënderoj, t’ju shtrëngoj duart”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika