Zelenskyy: Agresioni rus na ka kthyer 80 vjet pas

Okupatori rus do të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Ukrainës thotë Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në profilin e tij në Facebook, të dielën ka publikuar imazhet e një mori shkatërrimesh që janë bërë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve nga Rusia.

May be an image of outdoors
Pamje shokuese të shaktërrimit nga Ukraina

“Okupatori rus do të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Ukrainës. Do të përgjigjen për Bucha, Kramatorsk, Volnovakha, Okhtyrka, Hostomel dhe Borodyanka. Për Izyum dhe Mariupol dhe të gjitha qytetet në Ukrainë që janë kthyer 80 vite pas”, ka shkruar Zelenskyy.

May be an image of 3 people and outdoors
Ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet ruse

Ai vuri në dukje se Rusia i kishte kthyer ukrainasit në periudhën e tmerrshme, për të cilën, të gjithë në botë kanë thënë: “Kurrë më”.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka bërë një postim në Twitter duke e mbështetur rezistencën ukrainase ndaj agresionit rus.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës duke shpërndarë fotografitë e presidentit të Ukrainës, është solidarizuar me fjalinë se “Rusia i ka kthyer ukrainasit 80 vite pas ”, për të cilën të gjithë kishin thënë, “Never again”.

Më 24 shkurt, Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim të plotë të vendit.

May be an image of 1 person and outdoors
Ndërtesa të shkatërruara në Ukrainë

Duke përdorur artileri dhe raketa të shumta, trupat ruse po bombardojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën, zonat e banuara të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës gjithandej.

Por, ato që kanë tronditur botën në mënyrë të veçantë, kanë qenë imazhet nga masakra në Bucha, qytet në zonën e Kievit, në fillim të muajit prill.

Putin will feel the consequences of mass killings in Bucha, warns Germany
Pamje nga qyteti Bucha -automjete ushtarake të djegura

Pas tërheqjes së forcave ruse atje, në fillim të këtij muaji, qyteti është gdhirë me varre masive dhe trupa të pajetë njerëzish nëpër rrugë,  disa prej tyre edhe me duar të lidhura nga pas.

Kryetari i bashkisë së Bucha-s, Anatoly Fedoruk, kishte deklaruar se ka pothuajse 300 njerëz të varrosur në varre masive.

Ukraina ka fajësuar forcat ruse për qindra vrasje, ndërsa Rusia e ka mohuar çdo përgjegjësi.

May be an image of 1 person and outdoors
Një qytetar ukrainas me bicikletë pranë një lagje të shkatërruar

Të dielën shënon dita e 53-të e agresionit rus në Ukrainë, ku gjatë orëve të mëngjesit, janë dëgjuar shpërthime në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Por, forcat ukrainase kanë vazhduar ta mbrojnë vendin e tyre, përkundër ultimatumit që iu ishte dhënë nga Rusia për dorëzim.

Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika