Zelenskyy: Lufta duhet të përfundojë përpara se të fillojë dimri

Presidenti i Ukrainës Volodmyr Zelenskyy, gjatë samitit të G7-ës ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundojë përpara fillimit të dimrit

Zelensky, duke marrë pjesë në samitin e G7, nepërmjet video-live.

Gjatë samitit të G7, që po mbahet në Kështjellën Elmau në Kruen, në Gjermani, është duke marrë pjesë nëpërmjet video-live, edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Presidenti Zelensku ka komentuar situatën e luftës, ku ka thënë se nëse vazhdon edhe gjatë dimrit do të bënte më të ashpër kushtet e betejës për trupat e tij.

Kështu Zelensky u shpreh se lufta duhet të përfundojë përpara fillimit të dimrit.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë përpara fillimit të dimrit”, ka thënë Zelensky.

Gjithashtu, ai u kërkoi udhëheqësve të G7 –ës, të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit.

Zelensky, gjithashtu, kërkoi nga G7-ta sisteme më të sofistikuara për mbrojtjen ajroje, dhe të kenë sanksione më të ashpra kundër Rusisë, njofton Reuters.

“Intensifikoni sanksionet kundër Rusisë” ishte mesazhi i presidentit ukrainas.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika