Zelenskyy në vizitë të papritur në Hagë, shpërthime të tjera në Kiev

Udhëtimi i Zelenskyyt shënon vizitën e parë të liderit ukrainas në Holandë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkaq, gjatë vizitës së tij atje, shpërthime të tjera u raportuan në Kiev, Zaporizhzhia dhe Odesa të Ukrainës

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Holandë të mërkurën vonë, për një udhëtim të paparalajmëruar më parë.

Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit me një aeroplan të qeverisë holandeze, i cili vinte nga Helsinki dhe më pas u drejtua në një autokolonë drejt Hagës nën shoqërimin e policisë.

Ndërkaq, ishin ligjvënësit holandezë ata që konfirmuan në Twitter se një takim me presidentin ukrainas ishte planifikuar në Hagë të enjten.

Mediat holandeze raportuan se ai do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe do të mbajë një fjalim në Hagë. Raportohet se është planifikuar gjithashtu një vizitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja ka nisur hetimet për krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe në mars lëshoi një urdhërarrest ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Vizita e presidentit ukrainas, Zelensky nuk u njoftua paraprakisht dhe shënon vizitën e parë të liderit ukrainas në Holandë.

Më parë, ai ishte takuar me liderët nordikë në një samit në Finlandë, në të cilin, ata premtuan mbështetjen e tyre për liderin ukrainas për aq kohë sa të ishte e nevojshme. Holanda deri tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake prej rreth 1.2 miliardë euro, duke ndihmuar Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit të plotë të Rusisë, raporton REL.

Ndërkaq, sipas raportimeve të BBC-së, shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe në qytete të tjera të Ukrainës, një ditë pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi me dron në Kremlin.

Sulmet ajrore vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë në Hagë si pjesë e një vizite të papritur në Holandë.

Ai do të vizitojë gjithashtu Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila po heton krimet e dyshuara të luftës ruse në Ukrainë.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për përpjekje për ta vrarë presidentin Vladimir Putin, por Zelensky mohoi që vendi i tij ta ketë kryer sulmin.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika