Të hënën forcat ruse kanë vazhduar me ofensivën e tyre në disa rajone të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar sulme të tjera nga Rusia përpara 31 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, nga sundimi sovjetik.

“Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme, veçanërisht mizore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së shtunës.

“Një nga objektivat kryesore të armikut është të na poshtërojë,” dhe “të mbjellë dëshpërim, frikë dhe konflikt”, por “ne duhet të jemi mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo provokimi” dhe “të bëjmë pushtuesit të paguajnë për terrorin e tyre”, tha ai.

Zelenskiy tha se ai kishte diskutuar “të gjitha kërcënimet” me presidentin francez Emmanuel Macron, dhe se fjalë u kishte dërguar edhe liderëve të tjerë, përfshirë presidentin turk, Tayyip Erdogan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Të gjithë partnerët e Ukrainës janë informuar për atë që shteti terrorist mund të përgatisë këtë javë”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij, duke iu referuar Rusisë.