Zelenskyy: Rusia po përpiqet të ‘zbrazë’ Donbas-in.

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia po përpiqet të “zbrazë” Donbas-in, kurse bisedimet e paqes janë në rrezik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Ai ka akuzuar Moskën për “bombardimet brutale e të vazhdueshme” mbi ndërtesat dhe zonat e banuara të rajonit lindor të Ukrainës.

Zelenskyy ka krahasuar breshërinë e sulmeve si të ngjashme me situatën në Mariupol.

“Nëse pushtuesit rusë janë në gjendje t’i realizojnë planet e tyre qoftë edhe pjesërisht, atëherë ata kanë mjaft artileri dhe aeroplanë për ta kthyer të gjithë Donbas-in në gërmadha, siç bënë me Mariupol-in”, ka thënë Zelenskyy.

Ai shtoi se qyteti juglindor është kthyer në një “kamp rus përqendrimi mes rrënojave”.

Kurse brenda Mariupol-it, prej ditësh një betejë është duke u zhvilluar në zonën e fabrikës së çelikut Azovstal.

Kjo zonë është bërë bastioni i fundit i ushtrisë ukrainase në Mariupol.

Trupat ukrainase kanë luftuar me sukses kundër forcave ruse deri më tani, por kryetari i bashkisë së Mariupol-it, Vadym Boichenko, ka thënë se tani situata është e tmerrshme ndërsa qytetarët “po luten për të shpëtuar”.

“Nuk është çështje ditësh, është çështje orësh”, ka thënë ai kur është pyetur për mundësinë e pushtimit rus të zonës së Azovstal-it.

Ushtria ruse pasi nuk arriti të mposht Kiev-in, kthyen fokusin drejt lindjes dhe jugut të Ukrainës, ndërsa kaluan në “fazën e dytë të pushtimit”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika