Zelenskyy viziton Romën, pritet të takohet me Papa Françeskun

Preesidenti ukrainas do të takohet me kryeministrin italian Giorgia Meloni, presidentin Sergio Mattarella dhe do të udhëtojë për në Vatikan më vonë të shtunën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka filluar vizitën e tij në Romë të Italisë, në kuadër të së cilës përfshihen takimet me liderë politikë e me Papa Françeskun.

“Një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!”, Zelensky shkroi në Twitter ndërsa zbarkoi në kryeqytetin italian.

Ai do të takohet me kryeministrin italian Giorgia Meloni, presidentin Sergio Mattarella dhe do të udhëtojë për në Vatikan më vonë të shtunën.

Papa Françesku ka thënë shpesh se Vatikani është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës në konfliktin në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, ai deklaroi se Vatikani po punonte për një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se misioni “nuk është ende publik. Kur të jetë publik, unë do të flas për të”, raporton BBC.

Të shtunën do të jetë hera e parë që presidenti Zelensky dhe Papa Françesku takohen qëkur Rusia pushtoi Ukrainën. Dyshja u takuan në vitin 2020.

Vizita vjen pasi Rusia kreu një valë të re sulmesh ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika