Zemaj: Do ta mbroj LDK-në, nuk bie në kurthin e Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është shprehur se do ta mbrojë LDK-në dhe se, siç ka thënë, “asnjëherë nuk do të bie në kurthin e Albin Kurtit”.

Zemaj nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse do ta votojë Bekim Sejdiun për President të Republikës, pavarësisht se LDK-ja, me kryetarin Lumir Abdixhiku, është pajtuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për kandidaturën e tij.

“Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së. Dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”, ka thënë shkurt Zemaj para mediave.

Deklaratat e Zemajt janë bërë këtë të martë, në ditën kur Kryesia e LDK-së përmes një komunikate ka bërë të ditur se është unike sa i përket marrëveshjes së arritur për kandidaturën e Sejdiut për president.

Të fundit nga rubrika