Armend Mehaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës të shtunën e 23 korrikut ka njoftuar se në dhjetë ditët e fundit është brengosëse rritja e infeksionit me COVID-19.

“Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zemaj ka njoftuar se për pak ditë, afer 10 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Tutje, ka thënë se fatkeqësisht dhjetra pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

“Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e shendetësisë dhe situatës pandemike”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur se menaxhimi i sektorit të shëndetësisë kërkon qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani.

Armend Zemaj ka shtuar se profesionistët shëndetësor përkundër gjendjes dhe injorimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore.

Katër të vdekur dhe 1 mijë e 401 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë