Kandidati per deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Isniq, ku ka vlerësuar lart rolin dhe historinë e këtij lokaliteti në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe qytetare.
Zemaj e ka cilësuar Isniqin si një vend me traditë të fortë atdhetare dhe me kontribut të vazhdueshëm në rrugën e lirisë dhe demokracisë në Kosovë.
“Isniqi i LDK-së, Isniqi i vlerave dhe i traditës, Isniqi i atdhetarëve të kombit, Isniqi i përkushtimit ndaj lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar”, ka thënë Zemaj.
Ai ka theksuar se Isniqi ka qenë dhe mbetet simbol i unitetit, punës dhe dinjitetit qytetar, duke shtuar se ky lokalitet vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj zhvillimit dhe stabilitetit institucional.
Sipas Zemajt, qytetarët e Isniqit besojnë në qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në vizionin e saj për të ardhmen e vendit.
“Bashkohu, LDK”, ka deklaruar ai.