Zemaj: Kaçaniku dhe Hani i Elezit janë prioritet i qeverisë së LDK-së

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Kaçaniku dhe Hani i Elezit janë ndër prioritetet e programit qeverisës të LDK-së, duke theksuar potencialin e madh zhvillimor të këtyre dy komunave.

Zemaj thotë se këto zona kanë nevojë për investime më të mëdha dhe një qasje më të përgjegjshme qeverisëse, në mënyrë që të mos mbeten të anashkaluara dhe që qytetarët të mos përballen me sfida ekonomike e sociale.

Ai ka theksuar se të rinjtë e kësaj ane meritojnë mbështetje konkrete përmes politikave zhvillimore dhe krijimit të mundësive të reja për punësim.

Në programin e LDK-së, siç thotë Zemaj, parashihet fuqizimi i prodhimtarisë vendore, krijimi i zonave industriale, zhvillimi i turizmit malor dhe natyror, avancimi i arsimit profesional si dhe rritja e investimeve ndërkufitare.

“Kaçaniku dhe Hani i Elezit kanë potencial të madh për zhvillim. Të rinjtë kanë nevojë për mbështetjen e një qeverie të përgjegjshme. Këto vende kanë nevojë për investime dhe përkrahje, që të mos mbeten në harresë e qytetarët e kësaj ane të mos përballen me vështirësi në ekonomi e mirëqenie sociale. Në programin e LDK-së mbështetet prodhimtaria, zonat industriale, zhvillimi i turizmit malor e natyror, arsimi profesional dhe investimet ndërkufitare”, ka shkruar Zemaj.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika