Zemaj: Kombëtarja shqiptare me një paraqitje sikur të ishte në finale
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka vlerësuar paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë në kampionatin evropian, duke theksuar se ka vështirësi me grupin pasi janë klubet e forta si Italia dhe Spanja. Ai e përshkroi përballjen me këto ekipe si një sfidë të madhe, duke thënë: “Ky është kampionat evropian, ka ekipe me përvojë, grupi është […]
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka vlerësuar paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë në kampionatin evropian, duke theksuar se ka vështirësi me grupin pasi janë klubet e forta si Italia dhe Spanja.
Ai e përshkroi përballjen me këto ekipe si një sfidë të madhe, duke thënë: “Ky është kampionat evropian, ka ekipe me përvojë, grupi është i fortë të luash me Italinë dhe Spanjën për mua ishte sikur një finale”.
Zemaj ka theksuar se skuadra ka dhënë një paraqitje të pritshme, megjithatë, ai ka sugjeruar se mund të kishte bërë më shumë për të shmangur disa gabime të momentit, si pranimi i golave.
“Por a kanë pasur mundësi të japin më shumë që mos t’i kenë disa gabime të momentit siç ishin pranimi i golave, por kjo u mbetet profesionistëve t’i shohin dhe t’i menaxhojnë,” ka thënë ai.
Zemaj është shprehur optimist për të ardhmen e kombëtares, duke thënë se pret rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.
“Në të ardhmen mendoj se mundemi me pas rezultate më të mira”.















