Zemaj kritikon tentativat për konstituimin e Kuvendit: Demagogji dhe popullizëm nga LVV për të shpërlarë vetveten
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ndaj përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke i quajtur ato “lojë fjalësh” dhe të dëmshme për procesin demokratik. Në një prononcim për media, Zemaj akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për demagogji dhe popullizëm, duke thënë se këto veprime nuk kanë për qëllim gjetjen […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ndaj përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke i quajtur ato “lojë fjalësh” dhe të dëmshme për procesin demokratik.
Në një prononcim për media, Zemaj akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për demagogji dhe popullizëm, duke thënë se këto veprime nuk kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të mirëfilltë, por synojnë të “shpërlahet vetvetja” politikisht.
“Këto lojëra fjalësh janë të dëmshme për procesin. Më shumë është demagogji, është popullizëm për të shpërlarë vetveten sesa për të ofruar një zgjidhje. Nëse kanë 61 deputetë dhe janë të gatshëm të zgjedhin kandidaten që kanë propozuar për kryetare, atëherë mund të ndodh,” deklaroi ai.















