Zemaj: Kurti dëshiron LDK-në të nënshtruar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se LDK-ja ka refuzuar kategorikisht të jetë pjesë e një qeverie të udhëhequr nga ai.

Zemaj e ka cilësuar të pavërtetë këtë pretendim, duke theksuar se Kurti asnjëherë nuk ka dërguar kërkesë zyrtare për takim apo për diskutim konkret për formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, Kurti po përpiqet që ta vërë në qendër të debatit publik LDK-në për ta shmangur përgjegjësinë e vet për dështimin në formimin e qeverisë dhe për bllokimin politik që po zgjat tashmë prej muajsh.

“Nuk ka pas asnjëherë kërkesë për takim. Dmth asnjëherë nuk shkuan aty kërkesë për takim. Nëse iu kujtohen letrat e zotit Kurti, ai vetëm tregonae se si duhet ta ketë sipas tij, dhe logjikës së VV-së, si duhet ta ketë një LDK të nënshtruar, ose një LDK të shfrytëzuar edhe politikisht. Besa edhe në atë kuptimin edhe të shtrydhur duke menduar që njerëzit janë harxhuar. LDK është me jetëgjatësi më të madhe dhe të përgjegjësisë institucionale dhe ai të vazhdojë më agjendën e tij politike.

Dhe kjo është përgjigja e kryetarit të LDK dhe organeve të LDK-së. Për këtë arsye e thash ai e di saktë qëndrimin e LDK-së, dëshiron prapë ta vë në agjendë këtë qëndrim sepse nga konferenca që ju e paraqitet kishte minuta. Më shumë fliste për LDK sesa për atë që i ka shkaktuar dëm Kosovës, që nuk e kemi një qeveri që 8 muaj. Dhe kemi një qeveri e cila me mbajtjen e pozitave të jashtëligjshme dhe me shkelje ligjore, afera korruptive….”, ka thënë Zemaj.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika