Zemaj: Mesazhet e SHBA-ve janë të qarta për Qeverinë e Kosovës
Deputeti nga Lidhja Demokratike Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për vizitën e këshilltarit Special të Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, ku ka thënë se kjo vizitë dëshmon që ShBA-ja është partner serioz i Kosovës. “Përkushtimi i SHBA-ve është i vazhdueshme që Kosova të ec në këmbë të veta bashkërisht me partnerët […]
Deputeti nga Lidhja Demokratike Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për vizitën e këshilltarit Special të Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, ku ka thënë se kjo vizitë dëshmon që ShBA-ja është partner serioz i Kosovës.
“Përkushtimi i SHBA-ve është i vazhdueshme që Kosova të ec në këmbë të veta bashkërisht me partnerët edhe me mesazhe të qarta se si duhet të fuqizohet në qoftë subjektiviteti brendshme edhe ai i jashtëm edhe në raport me Serbinë”, ka deklaruar Zemaj.
Më tej, Zemaj ka thënë se këto mesazhe janë të adresuar të Qeveria e Kosovës se si janë qasur dialogut.
“Në kuptimin se si kanë derivuara në vitin 2022, edhe në procesin e dialogun edhe në terren, të cilat me lojën e dytë të Serbisë, nga paaftësia për të menaxhuar me pjesën Veriore të Kosovës, qeveria e Kosovës është dukur e paaftë për t’u përballë, edhe duket që ne ishim ne ofensivë”, ka thënë ai.
Deputeti nga LDK-ja ka thënë se SHBA-ja duhet të shihet si partner i sinqertë nga Qeveria e Kosovës.
“Ashtu siç i kemi parë, nga kërkesa e hershme për liri edhe pavarësi e deri me sot, edhe asnjë herë askush nuk ka ngritur dyshime në përkushtimin e tyre, përveç kësaj qeverie edhe njerëzit e saj përreth. Kjo është frika jonë, edhe shqetësimi jonë gjatë gjithë kohës duke parë se si sulmohen SHAB-ja”, ka theksuar Zemaj.
Lëvizja Vetëvendosje, e ka bërë të njëjtë gjë sa ishte ne opozitë sikurse tani në që është në pushtet ka bërë politik ditore duke sulmuar SHAB-të sipas Zemaj-it















