Zemaj: Obligim statutar mbledhja e nënshkrimeve, 1/3 e delegatëve mund të thërrasin mbledhje të jashtëzakonshme

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë është një obligim i përcaktuar me statut.

Zemaj ka thënë se një e treta e delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë të drejtë ligjore dhe statutare që të kërkojnë mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme për një qëllim të caktuar.

“Ky është obligim statutar. Është obligim ligjor që përcakton statuti i LDK-së. Një e treta e delegatëve të LDK-së mund të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme për një qëllim të caktuar të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka bërë të ditur se nga gjithsej 355 delegatë, janë siguruar 118 nënshkrime, duke thënë se ky numër tashmë është plotësuar dhe verifikuar.

“118 prej 355 delegatëve. Ai numër është i plotësuar dhe i verifikuar”, ka thënë Zemaj.

Sipas tij, delegatët janë përfaqësues të zgjedhur nga kuvendet e degëve dhe kanë kredibilitet brenda partisë.

“Delegatët janë përfaqësuesit e zgjedhur me besim nga kuvendet e degëve. Janë personalitete që kanë kontribuar gjatë për LDK-në, njerëz që kanë emër e mbiemër, kanë kredibilitet, kanë përvojë profesionale dhe janë kontribuues të mëdhenj të LDK-së”, ka thënë ai.

Zemaj ka shtuar se procesi i verifikimit është pjesë e procedurave të brendshme të partisë dhe nuk duhet të jetë temë diskutimi publik.

“Pjesë e verifikimit janë procedurat, por në punën e brendshme kjo është e panevojshme. Kjo tregon se ka një shkëputje të lidershipit nga anëtarësia e partisë”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka kritikuar edhe qasjen e disa anëtarëve të lidershipit ndaj delegatëve, duke thënë se ata duhet të sqarojnë qëndrimet e tyre.

“Nëse nuk tingëllon subjektive apo personale, unë i njoh 355 delegatët, e di nga vijnë, kush janë, çfarë pozita kanë pasur, por mbi të gjitha ua njoh edhe rrethin, familjet dhe familjarët e tyre që janë pjesë e LDK-së”, ka përfunduar Zemaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika