Zemaj: Pa marrëveshje politike nuk ka as kryetar Kuvendi, as qeveri të re

FOTO:EO

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se pa një marrëveshje politike nuk mund të ketë zgjidhje për situatën aktuale politike në vend.

Para nisjes së vazhdimit të 16-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Zemaj ka theksuar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re nuk mund të ndodhin pa një dakordim ndërmjet partive.

“Është me rëndësi të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjedhje as të kryetarit të Kuvendit, as të qeverisë së re. Roli i presidentes është i përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligj në formimin e institucioneve të reja të Kosovës”, u shpreh ai, transmeton EO.

Zemaj ka theksuar se LDK-ja ka ofruar një zgjidhje kalimtare për tejkalimin e ngërçit politik, me qëllim të formimit të institucioneve, por paralajmëroi për rrezikun e kapjes së Kuvendit si institucion.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika