Zemaj pas rastit të foshnjës në Spitalin e Pejës: Kurti është përgjegjës

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë është futur në rrobalarëse. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka një emër që mban përgjegjës e që sipas tij është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë intervistës në emisionin FIVE

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se Qeveria Kurti ka arritur kulmin e dëmtimit të sektorit të shëndetësisë.

Në një konferencë për media, Zemaj ka thënë se një krim i tillë është tentuar të fshihet nga pushteti për 8 ditë me radhë.

“E kemi thirrur këtë konferencë për të shprehur shqetësimet tona për rastin tragjik që ka ndodhur në Spitalin e Pejës të cilin e konsiderojmë si një krim të rëndë i supozuar dhe për më keq, është tentuar të fshihet nga pushteti për 8 ditë me radhë”, ka thënë Zemaj. “E kam thënë se kjo qeveri e cila ka prodhuar tre ministra të shëndetësisë për dy vite, përfshirë Kurtin si të vetëmëruar dhe të vetëvendosur në sektorin e shëndetësisë ka arritur kulmin e dëmtimit të këtij sektori tejet të rëndësishëm dhe sensitiv”.

Për rastin në fjalë, Zemaj ka një emër që mban përgjegjës.

“Përgjegjës është kryesuesi i komunitetit ekzekutiv, në këtë rast zoti Kurti si i vetëmëruar Ministër i Shëndetësisë apo i vetëvendosur që ta drejtojë sektorin e Shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.

Kërkesa e LDK-së ishte që të vendoset një ministër i ri por që i njëjti të mos dëmtojë më shumë këtë sektor.

“Kryeministër, pas këtij dështimi të faktuar së paku mundohu të emërosh një Ministër të Shëndetësisë tjetër sa më parë ndonëse tash, edhe kërkesat ndaj jush tash i kemi edhe më të bazuara. Ai apo ajo ministre e mundshme së paku mos ta dëmtoj më tej shëndetin e qytetarve, së paku mos të investojë më tej në largimin e personeleve të sektorit shëndetësor…”, ka deklaruar Zemaj.

“Zoti na ndihmoftë nga paaftësia e kësaj Qeverie”, ka thënë për fund ai.

Pas raportimeve se një foshnje e pajetë ishte futur në rrobalarëse, Spitali i Pejës ka dalë me një reagim ku e ka konfirmuar rastin në fjalë.

Në njoftimin thuhet se foshnja nga gruaja shtatzënë është diagnostifikuar si fryt i vdekur nga ana e mjekut kujdestar dhe “si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”.

Rasti, siç është thënë në njoftim, nuk është duke u hetuar për ndërhyrjen kirurgjike as për përkujdesje shëndetësore, por për mënyrën se si është ruajtur fetusi i vdekur.

“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyrën se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e fetusit të vdekur te familjarët”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e këtij rasti, janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, në mënyrë që hetimet të mos pengohen.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast, deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se qytetarët do të njoftohen për detajet e ngjarjes dhe për masat që do të merren, të cilat janë të parapara me ligj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika