Zemaj për LVV-në: Përmes propagandës, është munduar që opozitën ta bëjë krah gjoja të politikave të Vuçiqit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se narracioni i partive opozitare se gjoja ato ishin "krahë të Vuçiqit" ishte një i atillë, që po përpiqej të krijonte Kryeministri Kurti. Ai, sipas Zemaj, ka ndërtuar një imazh "refuzues" të Kosovës





Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria Kurti është munduar ta krijojë narracionin e partive opozitare sikurse një krah i politikave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

I ftuar në “Debat Plus”, Zemaj ka thënë se një gjë të tillë, LVV e ka bërë përmes mekanizmave të propagandës.

“Po shihet nga takimi i sotëm, se LVV përmes mekanizmave të propagandës është munduar që skajshmërisht, ose paturpësisht që opozitën pa përjashtim, ta bëjë krah gjoja të politikave të Vuçiqit, është skandal”, ka deklaruar ai.

Sipas Zemajt, është dashur që në bashkëpunim me SHBA-të, BE-në, Kuvendin dhe partitë opozitare, të arriheshin rezultate.

Krahas kësaj, sipas tij, Kurti do të duhej deklarohej disa herë deri tani në foltoren e Kuvendit ,lidhur me takimet me presidentin serb, Vuçiq. Ndërkaq, refuzimi i kërkesës nga Kurti, lidhur me shtyrjen e afatit të targave, sipas Zemaj, ka krijuar një imazh refuzues të Kosovës dhe një gjë e tillë, sipas tij, vije nga mospërgjegjësia.

“Kjo politikë e keqe, kjo politikë pa vizion, pa konsultim, ka bërë që Kosova të duket që është refuzuese akoma pa u debatua, akoma pa u parë dokumenti”, ka deklaruar Zemaj gjersa ka theksuar se kjo vjen si pasojë e papërgjegjësisë që vije nga udhëheqësit e Kosovës.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika