Zemaj për marrëveshjen me Serbinë: Kurti po ia vendos barrën krejtësisht Kosovës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ia ka vënë barrën tërësisht Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Armend Zemaj, deputeti i LDK-së gjatë intervistës në emisionin FIVE, 29 mars 2023.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se shteti i Kosovës është humbës në këtë rast, pasi sipas tij, nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

“Kosova e kishte mundësin të përfitojë në dialog, por tash se si është udhëhequr është humbëse, pasi i gjithë procesi i dialogut në vend që të kishte një përfundim marrëveshje përfundimtare, tash është shndërruar në një marrëveshje për implementim të Zajednicës, edhe këtij hapi të vetëmenaxhimit për komunitetin serb”, është shprehur ai.

Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër po ia vendos barrën krejtësisht Kosovës.

“Esenca është te gjuha që po e përdor Kurti, prapë po shkon në disfavor të Kosovës, edhe presionin edhe mekanizimin për implementimin e marrëveshjes, e vendos barrën krejtësisht mbi Kosovën”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, janë mashtruar qytetarët e Kosovës nga ana e Kurtit, pasi ai kishte thënë se nuk ka Zajednicë.

“Por, vetëmenaxhimi është përtej, dallon vetëmenaxhimi prej Zajednicës, kjo e fundit është gjithqysh. Tash, Kurti e ka lidhur komunitetin serb në vetëmenaxhim”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket vetëmenaxhimit, ai ka thënë se figurativisht është ndërtuar një pushtet i ri, dhe, sipas tij, nga kjo nuk ka kush të shpëtojë, kushdo që vjen kryeministër e ka detyrë pas tij.

“Vendimi për KPK-në nuk është i pari antikushtetues i Qeverisë Kurti”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 2022.

Për këtë, deputeti i LDK-së gjatë intervistës në emisionin FIVE, ka thënë se nuk është rasti i parë që Gjykata Kushtetuese e sjell një ligj në një pozicion nullë ose një vendim ose një veprim të qeverive ose te parlamentin e Kosovës.

“Në këtë situatë që gjendemi, nuk është vendimi i parë ose veprimi i parë që është antikushtetues i kësaj Qeverie. Më e keqja është që ndërtohet një raport mosbesimi se edhe pozicionet e opozitës në vendet demokratike merren në konsideratë, e pikërisht për këtë ligj, ne kemi tërhequr vërejtjen në Kuvend, por pushteti e mbron në mënyrë të njëanshme një qëllim që tash po del i njëanshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese po paralajmëron Qeverinë se po synon kapjen e institucioneve të pavarura. “Vetëm nuk ju ka shkruar në një letër me një rresht: hiqni dorë nga institucionet e pavarura”, ka thënë Zemaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika