Zemaj për mungesën e barnave: Keqpërdorimi është i barabartë me hajni

Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë senacës në Kuvend ka folur për ditën e mësuesit duke falënderuar mësimdhënësit, por ka adresuar edhe temën e mungesës së barnave

Gjatë seancës së mbajtur në Kuvend, deputeti Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) me rastin e 7 Marsit ka dhënë urimet më të mira për të gjithë mësimdhënësit shqiptarë kudo që janë, pa përjashtuar edhe të tjerët që shpërndajnë dije dhe edukim.

“Puna e mësimdhënësve është e shenjtë, kërkojmë kushte më të mira për ta sot e gjithmonë,” u shpreh Zemaj.

Sipas tij, ajo çka është më e rëndësishmja është se ata e meritojnë përuljen tonë dhe do ta kenë me respektin gjithmonë.

Çështja tjetër që tha Zemaj ka të bëjë me problemet jetike apo jetën e përditshme që përballen qytetarët e Republikës së Kosovës në marrjen e shërbimeve.

“Kjo ka të bëjë me mungesën e barnave, nuk po themi vetëm mungesës së buxhetit, sepse të gjithë u kemi gëzuar faktit kur është rritur buxheti për barnat e listës esenciale, por ka qenë dhe mbetet zhgënjyese dhe shqetësuese kur po kuptojmë se në spitalet tona ka më pak barna se çdoherë,” shtoi Zemaj.

Se pse ka barna më pak, Zemaj u shpreh se “A duhet ta gjejmë faktin te keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi që janë të barabarta me hajni dhe me abuzime të çmimeve të barnave”

Sipas tij, “Për një bar çmimi për 8 cikle që do të duhej të ishte dhe është në listën esenciale të barnave del me një çmim prej 2 mijë e 720 euro, ndërsa sipas futjes së duarve në listën esenciale të barnave dhe dhënies së tenderit, një çmim për të njëjtin bar për 8 cikle na ka dalë 11 mijë  e 270 euro, totali krahasim tenderi me tender brenda Ministrisë së Shëndetësisë është diku më shumë se 800 mijë euro, ja ku shkojnë mungesa e barnave.”

Po ashtu, Zemaj tha se ka kërkuar analizimin dhe mbikëqyrjen e listës esenciale të barnave, diçka që pushteti nuk e pranoi. Sipas tij, kësaj teme bashkë me kolegët e tij opozitarë do t’i shkojnë deri në fund.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika