Zemaj: VV-ja të hapë rrugë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nuk ka indikacione se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve. Ai ka thënë se VV-ja duhet të hapë rrugë. “Nuk kemi indickacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituim dhe krijimin e qeverisë së re. Kjo është e tepërt […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nuk ka indikacione se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve.
Ai ka thënë se VV-ja duhet të hapë rrugë.
“Nuk kemi indickacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituim dhe krijimin e qeverisë së re. Kjo është e tepërt çka po ndodhë. Ata ose duhet të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi dhe mos të vazhdojnë me ngërçet”, ka theksuar Zemaj.
Ndryshe, deputetët do të mblidhen të shtunën edhe një herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kjo do të jetë seanca e 28 e tentimit për konstituim.
Seanca ka ngecur te formimi i komisionit për zhvillim të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të marrë votat e nevojshme për gjashtë herë radhazi.















