Zemra e balsamosur e perandorit Pedro I, mbërrin në Brazil
Zemra e balsamosur e perandorit të parë të Brazilit, Dom Pedro I, ka mbërritur në kryeqytetin Brasilia për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë nga Portugalia. Zemra, e cila qëndron e ruajtur në një balonë të mbushur me formaldehid, u dërgua me avion nga Portugalia në Brazil. Do të pritet me nderime ushtarake përpara se […]
Zemra e balsamosur e perandorit të parë të Brazilit, Dom Pedro I, ka mbërritur në kryeqytetin Brasilia për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë nga Portugalia.
Zemra, e cila qëndron e ruajtur në një balonë të mbushur me formaldehid, u dërgua me avion nga Portugalia në Brazil.
Do të pritet me nderime ushtarake përpara se të dalë në ekspozitë publike në ministrinë e jashtme.
Zemra do të kthehet në Portugali pas ditës së pavarësisë së Brazilit.
Zyrtarët portugez dhanë miratimin që organi i ruajtur të zhvendosej nga qyteti i Portos për festimet e dyqindvjetorit të Brazilit.
Organi mbërriti në një avion të forcave ajrore braziliane i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Portos, Rui Moreira.
Kryebashkiaku Moreira tha se do të rikthehej në Portugali pasi të kishte marrë “admirimin e popullit brazilian”.
“Zemra do të pranohet si një kryetar shteti, do të trajtohet sikur Dom Pedro I të jetonte ende mes nesh”, tha shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme të Brazilit, Alan Coelho de Séllos.
Do të ketë një përshëndetje me top lufte, me roje nderi dhe nderime të plota ushtarake.
“Himni kombëtar [do të luhet] dhe himni i pavarësisë, i cili meqë ra fjala u kompozua nga Dom Pedro I, i cili si dhe një perandor ishte një muzikant i mirë në kohën e tij të lirë,” tha zoti Séllos.
Dom Pedro lindi në 1798 në familjen mbretërore të Portugalisë, e cila në atë kohë sundonte gjithashtu mbi Brazilin. Familja iku në koloninë e atëhershme portugeze për t’iu shmangur ushtrisë pushtuese të Napoleonit.
Kur babai i Dom Pedro, Mbreti John VI, u kthye në Portugali në 1821, ai la 22-vjeçarin për të sunduar Brazilin si regjent.
Një vit më vonë, regjenti i ri sfidoi parlamentin portugez, i cili donte ta mbante Brazilin si koloni, dhe hodhi poshtë kërkesën që ai të kthehej në vendin e tij.
Më 7 shtator 1822 ai lëshoi deklaratën e pavarësisë së Brazilit dhe shpejt u kurorëzua perandor.
Ai u kthye në Portugali për të luftuar për të drejtën e së bijës për t’u ngjitur në fronin portugez dhe vdiq në moshën 35-vjeçare nga tuberkulozi.
Në shtratin e vdekjes, monarku kërkoi që zemra e tij të hiqej nga trupi dhe të dërgohej në qytetin e Portos, ku ajo ruhet në një altar në kishën “Our Lady Lapa”.
Trupi i tij u transferua në Brazil në vitin 1972 për të shënuar 150-vjetorin e pavarësisë dhe është mbajtur në një kriptë në São Paulo.















