Zeneli: Deklaratat e Osmanit minojnë besimin ndaj mediave

Profesori universitar i gazetarisë, Alban Zeneli, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentes, Vjosa Osmani, duke i cilësuar si pjesë e një qasjeje të përsëritur të institucioneve më të larta të vendit ndaj mediave.

Në FIVE të Dukagjinit, Zeneli ka thënë se sulmet verbale ndaj gazetarëve nuk janë të reja dhe se ato kanë si qëllim kryesor uljen e besimit të publikut tek media.

“Fatkeqësisht nuk është e re kjo qasje as nga presidentes, e as nga ana e qeverisë. Vazhdimisht kemi parë deklarata kundër mediave, kundër gazetarëve. Edhe qëllimi  final i tyre është minimi i besimit të qytetarëve në punën e ndershme të gazetarëve. Të cilët me anë të fakteve dhe argumenteve ekspozojnë keqpërdorimet e mundshme dhe format e tjera të abuzimit të pushtetit në Kosovë”, ka thënë Zeneli.

Ai theksoi se përdorimi i gjuhës së tillë, pa ofruar fakte konkrete, krijon një klimë intimidimi për gazetarët dhe reflektohet në rënien e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare.

Sipas tij, gjuhë e përgjithësuar e sulmit ndaj mediave, pa specifikuar emra apo prova, është strategji që përdoret për të ushtruar presion ndaj gazetarëve dhe për të dobësuar ndikimin e tyre në opinionin publik.

“Kjo besoj që është arsyeje kryesore. Pastaj, pasojë e kësaj janë edhe një gjuhë e urrejtjes ndaj gazetarëve që shihet sidomos në media online, dhe në komentet e mediave online. Kjo gjithqysh reflektohet në raportet ndërkombëtar. Siç është raporti i Reporterëve pa Kufij, i cili na ka nxjerre për 30 vende më poshtë vetëm vitin e fundit, krahasuar me vitin e parafundit. Indimidimi i gazetarëve dhe sulmi verbal pa fakte, sepse nga ajo çka kemi dje e sot nga zonjës Osmani nuk kemi parë ndonjë fakt që është prezantuar. Fatkeqësisht është përgjithësuar sulmi ndaj mediave duke thënë disa gazetarëve dhe duke mos ofruar fakte dhe duke mos specifikuar mera konkret. Përdormi i tillë i gjuhë bëhet me qëllim kryesore të indimidimit, sulmit me qëllim të uljes së besimit të publikut në ta”, ka shtuar profesori universitar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika