Zeneli: Gjuha e përdorur nga eksponentë politikë ka për qëllim polarizimin dhe përqarjen e shoqërisë

Profesori i gazetarisë, Alban Zeneli, ka dënuar gjuhën e ashpër të përdorur nga disa eksponentë politikë ditëve të fundit.

Zeneli, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se kjo lloj gjuhe ka për qëllim polarizimin dhe përqarjen e shoqërisë gjë të cilën e konsideroi shumë të dëmshme.

“Në zgjedhjet e fundit nacionale, në fushatën e rregullt për zgjedhjet e 9 shkurtit kemi pasur kryesisht Lëvizjen Vetëvendosje që ka përdorur këtë lloj gjuhe e cila ka qenë një taktik zgjedhore për të polarizuar dhe ndarë shoqërinë e cila ka qenë taktikë që megjithatë nuk mendoj që i ka sjellë shumë sukses në fushatën zgjedhore Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Përkundër kësaj rasti me Lushtakun dhe raste tjera që mund të presim deri në hapje të fushatës e edhe gjatë fushatës mendoj që kjo formë e komunikimit po kalon edhe tek partitë tjera që I ndihmon edhe më shumë polarizimit shoqërorë – publiku duhet ta ketë të qartë se kjo bëhet për arsye tipike politike dhe me qëllim të përfitimit politik nga një kamp apo tjetër – nuk ka arsyetim tjetër për përdorim kaq të ashpër të gjuhës e që dëmi po mbetet në shoqëri. Qëllimi është që të përçaje që të forcojë bazën elektorale qoftë eksponent të LVV-së apo tash PDK-së dhe dëmi që e lë kjo gjuhë në shoqëri është edhe për çështje tjera”, u shpreh Zeneli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika