Zeqiri: Mbi 90 për qind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë të pakënaqur, nuk ka shtesa për rrezikshmërinë
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, për Portalin Dukagjini ka thënë se “përmbi 90 për qind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë të pakënaqur” me koeficientin. Sipas tij, shtesa e rrezikshmërisë nuk është paguar dhe te një pjesë nuk ka pasur rritje fare të rrogave, ndërsa te një pjesë tjetër ka […]
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, për Portalin Dukagjini ka thënë se “përmbi 90 për qind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë të pakënaqur” me koeficientin.
Sipas tij, shtesa e rrezikshmërisë nuk është paguar dhe te një pjesë nuk ka pasur rritje fare të rrogave, ndërsa te një pjesë tjetër ka pasur vetëm rritje të lehtë.
“Te Policia e Kosovës, pagat e muajit shkurt kanë dalë pa shtesat e rrezikshmërisë, kjo është pakënaqësi për të gjithë pjesëtaret e policisë. Te disa nuk ka rritje të pagave. Të disa është një rritje e lehtë e pagave po është shumë e lehtë”, ka thënë Zeqiri.
Më tej, ai ka thënë se rritja ka ndodhur vetëm në bazë të eksperiencës së punës edhe është shumë e lehtë.
“Çka është më skandaloze është se pagat kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, kjo është ajo pakënaqësia jashtëzakonisht e madhe”, ka theksuar ai.
Ndërkohë, Zeqiri ka sqaruar se edhe stafi i administratës në Policinë e Kosovës është i goditur nga mosrritja e pagës “shumica e tyre janë goditur, nuk kanë rritje page, me pak përjashtim.















