Zeqiri: Miniera e Trepçës në prag të krizës dhe kolapsit

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, profesori universitar, Rafet Zeqiri ka përmendur disa çështje që duhet evidentuar në mënyrë që Miniera e Trepçës të mos përfundojë në kolaps

Ilustrim





Gjendja në minierën e Trepçës nuk është e mirë dhe për këtë kërkohet një intervenim dhe organizim më i shpejtë, në mënyrë që të shmanget kriza dhe kolapsi.

Kështu ka vlerësuar profesori Rafet Zeqiri, gjatë një bisede në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini.

Profesori universitar, Rafet Zeqiri vlerëson se gjendja në Minierën e Trepçës është e rëndë.

Me problemet që po përballet kjo minierë, po shkaktohen rreth 2 milionë shpenzime në muaj.

“Prodhimi me një kosto shumë të lartë, organizimi i dobët në Minierën Trepça dhe mungesa e kuadrove të mjaftueshme mund të jenë shkaktarë të një krize të mundshme në fund të këtij Viti. E nëse nuk ka ndërhyrje të menjëhershme, Vitin tjetër kjo minierë mund të jetë në kolaps”, vlerëson Zeqiri.

Zeqiri tha se ka hartuar një plan i cili do të ndihmonte për një organizim të mirëfilltë të minierës Trepça, plan të cilin e ka përcjellë tek organet kompetente në formë elektronike, por që është refuzuar dhe pse është refuzuar nuk e di arsyen.

Profesori universitar vlerëson se Trepça duhet ta mbyllë prodhimin për 3 deri në 4 vjet dhe në këtë periudhë të bëhet një investim në rregullimin e problemeve.

Sipas tij, nëse kjo minierë arrin t’i përpunojë metalet tona, Kosova mund të krijojë të hyra buxhetore, në baza vjetore nga 400 deri në 750 milionë euro.

Zeqiri thotë se pa funksionalizimin e shkritores dhe fabrikave tjera të teknologjisë së përpunimit siç janë metalurgjia, zinku dhe plumbi, nuk ia vlen të eksplatohet sasia e xehes dhe të eksportohet jashtë.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika