Zeqiri: S’e di a do të shkoj në komunë, do ta shikoj pas takimit me Hovenier
Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë takim të hënën nga ora 09:00 me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier. Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm. KFOR-i shton praninë në veri Kosovës Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht […]
Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë takim të hënën nga ora 09:00 me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht do të shkojë për takim me ambasadorin Hovenier e pastaj do të vendosë a do të shkojë në komunë a po jo.
Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.















