Zeqiri: Së shpejti do të vendosemi në zyrën e komunës së Zubin Potokut

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se së shpejti do të vendosën në zyrën e komunës përkatëse

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se së shpejti do të vendosën në zyrën e komunës përkatëse.

Ndërsa, lidhur me Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Zeqiri, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo festë në këtë qytet është festuar pjesërisht.

“Nuk kishte ndonjë festim të zgjeruar për shkak se këtu banorët, diku 80 për qind janë serbë”, ka thënë Zeqiri, duke shtuar se si kabinet i komunës nuk kanë paraparë ndonjë aktivitet, i cili mund të ishte vështirë i pranueshëm nga shumica e qytetarëve.

Zeqiri është shprehur se janë duke punuar dhe se janë në hapa të mirë dhe të sigurt.

“Punët po shkojnë mirë, ka një ndryshim të madh nga fillimi deri këtu ku jemi siç janë mospranueshmëria e veprimeve të grupeve terroriste që përpiqeshin të pengonin funksionimin e Republikës së Kosovës, duke u atakuar edhe me organet e vendit. Mirëpo që nga tetori i vitit të kaluar, ka ndryshuar më të madhe”, ka shtuar ai.

Ai ka bërë të ditur se tashmë është formuar një mirëkuptim mes qytetarëve. Mes të tjerash, Zeqiri ka theksuar se janë duke punuar në vazhdimësi që t’i shtojnë edhe dikasteret e tjera në këtë komunë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika